Home KRYESORE Çështja Cakaj/ Ruçi me Kushtetutë në dorë: Jemi Republikë Parlamentare

Çështja Cakaj/ Ruçi me Kushtetutë në dorë: Jemi Republikë Parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka folur për herë të parë për mosdekretimin e Gent Cakës që çoi në përplasjen e Presidentit Meta me Kryeministrin Rama. Ai iu pyet nga mediat nëse “ka një qendrim për vendimin e Metës për të mosdekretuar Cakën si minister të Jashtem”.
Ruçi tha se nuk dua të bëj komente mbi komentet e gazetareve, analistë e juristëve etj, por shtoi se donte të fliste si Kryetar Kuvendi. “Kam për detyrë tu them se çfarë përmban Kushtetuta e vendit”, theksoi ai.

Ruçi merr librin themeltar të shtetit në dorë dhe shprehet: Neni 1 i Kushtetutës së Shqipërisë hapet me fjalinë se Shqipëria është Republikë Parlamentare. Duke filluar nga Presidenti që emerohet nga Parlamenti e deri tek institucionet kushtetuese. Ata që s’kanë lexuar Nenin 1 po u them se është Neni 93 i Kushtetutës që thotë: Presidenti i Republikës nxjerr dekrete. Pra nuk vë në diskutim fare. Ajo që thotë kushtetuata është se Presidenti shprehet me dekret kur e jep pëlqimin apo mospëlqimin, shprehet vetem me dekret. Kryeministri bën propozimin, Presidenti jep pëlqimin, vendimin e merr Parlamenti. Pas kësaj le të presim ditën dhe orën që të ngrihet Gjykata Kushtetuese dhe atëherë të heshtim të gjithë”./Opinion.al

Share: