Home KRYESORE “Çfarë lidhje ke me Berishën?!’/ Gozhdoi derën e fakultetit, studenti tregon presionet...

“Çfarë lidhje ke me Berishën?!’/ Gozhdoi derën e fakultetit, studenti tregon presionet në polici

Ç’lidhje ke me ish-Kryeministrin?! Pse e ka nxjerrë atë video, Berisha?!” – Kjo ishte pyetja, së cilës i kanë mëshuar me forcë, oficerët e Policisë që morën në pyetje, studentin e shoqëruar në komisariat, që mbylli me gozhdë, dyert e fakulteteve. I riu Dardan Almeta, ka rrëfyer në Syri.net, pyetjen e çuditshme që i kanë bërë pa pushim, drejtues të Policisë, se çfarë lidhjeje kishte me ish-kreun e qeverisë,  Sali Berishën.

I intervistuar nga gazetari Ermal Rizaj, studenti  Almeta ka shprehur habinë e tij për ngjyrimin politik me të cilin Policia tentonte ta lidhte revoltën e tij si studentë, në një kohë kur ai nuk ishte askush më shumë apo më pak sesa ata mijëra të rinj që prej një muaji nuk po reshtin së kërkuari të drejtat e tyre.

Almeta tha se policët që u shoqëruan u treguan korrektë, “por…nuk mund të them për eprorët e tyre, të cilët japin urdhra politikë, për arrestimin e një studenti. E  paprecedentë kjo, që nga ’92-shi ën Shqipëri, kur studentët dolën në revoltë kundër sistemit komunist”, tha ai duke evidentuar presionin, që i ishte bërë në një komisariat në Tiranë.

 

Çfarë do të thotë presion nga ana politike?

Studenti Almeta: Konkretisht do të them vetëm një fakt. Një video që u transmetua në çdo rrjet social apo televizione, e parë gjë e gjatë gjatë gjithë ditës, por në momentin që ajo ka dalë, e ka shpërndarë ish-kryeministri  Berisha në facebook e tij personal, aty është bërë edhe arrestimi im. Unë nuk kam lidhje  me ish-kryeministrin. Nuk e di pse pse më është thënë kjo gjë në komisariat.

Çfarë ju është thënë në komisariat?

Studenti Almeta: “Çfarë lidhje ke? Pse e ka nxjerrë ish-kryeministri Berisha?!” Unë nuk e njoh ish-kryeministrin Berisha. Ka 5 vjet që ka ikur nga pushteti. Unë këtu jam si student, dal për flamurin kombëtar dhe për asnjë lloj partie apo çfarëdolloj tjetër. Mund të bëjnë ç’të duan, por nuk do të gjejnë gjë.

Do të vazhdoni  të protestoni në ditët në vijim apo u stepët, u trembët deri diku nga ky shoqërim nga ana e Policisë?

Studenti Almeta: Personalisht, unë jam i motivuar më shumë, e kam marrë dozën e adrenalizën 100-fish tani dhe aktet e përshkallëzimit tonë do të vijojnë. Për arrestime e shoqërimë mund t’i bëjë sa herë të dojë, të gjithëve, unë jam i gatshëm, do të vazhdoj t’i bëj ëkto akte. Nëse i quan akte të shëmtuara, unë do të vazhdoj t’i bëj sepse kam miratimin e çdo studenti. Dhe kështu do të veprojë çdo student si puna ime./ar.sh/SYRI.NET

Share: