Përplasja mes kryeministrit Rama dhe Sali Berishës në Kuvend sot degjeneroi në akuza për familjen.
Berisha tha se bashkëshortja e kryeministrit është aksionere në ‘ABI Bank’ në vend, por Rama nuk u përmbajt dhe fyeu rëndë Berishën duke thenë se gruas dhe familjes së tij i ha ato që nuk thuhen.
“Jeni si ata që thërrasin: guri do të na rrahin, por Guri nuk vjen te ju, se nuk ka se si vjen tek ju. Ti je njeri që je marrë me gratë, vajza, nipa mbesa e kë sje marrë, je njeri që nuk ke kanun, ligj, moral, gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen.” – u shpreh Rama, akuzë që mori përgjigjen e menjëhershme nga Sali Berisha.
“Ti je një copë fundërrinë ju merr shokëve gratë, i pafytyrë merr gruan e shokut, shkel çdo normë mor horr, çdo normal morale, njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, incest, fundërrinë njerëzore. Shan si rrugaç ordiner, je ti që merr gruan e shokut tënd o i pafytyrë.” –reagoi Berisha.
“Vetëm ilustrove atë që të thashë, që nuk ke lodhje me asnjë libër të vjetër a të ri të rregullave të bashkëjetesës shqiptare, në vitin 2000 ti bashkë me disa rreth teje ke fabrikuar dokument false sipas të cilit unë kam bërë gjyq dhe unë kam mohuar atësinë e djalit tim, je ti që e ke bërë këtë gjë, e ke ushqyer, ke shkaktuar dhimbjen e lot në familjen time, por e ndolle Sali, vizat e mallit, të bardhë, të bardha, e ndolle, unë nuk kam lidhje as më të mallit as me të bardha ti shiko vizën e kuqe që të ndan ty me anen tjetër të oqeanit.” – u shpreh Rama, duke i bërë edhe më shumë jehonë thashementhajës së ditëve të fundit se Sali Berishës dhe familjarëve të tij i është refuzuar viza për në SHBA.
Berisha u përgjigj dukë thënë se ka qenë Ilir Meta ai që e detyroi Ramën të njihte djalin e tij, pasi në të kundërt nuk do ta votonte për kryetar bashkie në vitin 2000.
“Çfarë i tha Besnik Mustafajit, nuk vjedh, nuk vras dhe nuk marr gruan e shokut, ja the o i pafytyrë, ja ke thënë apo jo, fol këtu, dokument i ka botuar Ymer Baze që të mban peng me dosjen e djalit, të gjyqit. I ke të botuara dhe nesër do i shohësh të ribotuara, ja ku është nuk është këtu Ilir Meta se është president, ai të ka detyruar të njohur djalin se nuk do të votonte për kryetar bashkie. Edhe kafshën, edhe derrin, lopën, gomarin, qenin po ta shohësh që nuk kujdeset për këlyshin do ta heqësh qafe, ky ishte për ta heq qafe, një njeri që i bën fëmijës së vet nuk meriton të jetë njeri, ai që ja bëri rri në zyrën e tij. Se ai ka origjinalin, ka kartelën klinike, dosjen gjyqësore e dinë mirë të gjithë.” – u shpreh Berisha/lapsi.al