Home KRYESORE Deklarata bombë nga SHBA: Rama përdor metoda komuniste (VIDEO)

Deklarata bombë nga SHBA: Rama përdor metoda komuniste (VIDEO)

Pesë (5) janë investigimet më të mëdha të organizatës “Judical Watch”, të cilat janë zbardhur në një intervistë nga vetë shefi i kësaj të fundit.

Sipas shefit të kësaj organizate, e cila ka bërë investigimet dhe lajmet më të thelluara mbi lidhjet Soros-Lu-Rama për Reformën në Drejtësi, kjo e fundit është bërë për të hequr disa gjyqtarë të cilësuar si të korruptuar, të cilët ai shprehet se janë zëvendësuar me njerëz të partisë në pushtet.

William F. Marshall, shprehet se gjatë qeverisjes së kryeministrit Rama, vendi është nën pushtetin e korrupsionit, ndësa shprehet se pas Ramës, i cili ndonëse i përket Partisë Socialiste zbaton strategji komuniste, është vetë George Soros.

“Organizata Soros përmes kapjes së shoqërisë civile, mori nën kontroll reformën në drejtësi. Ato publikisht dolën sikur do hiqnin gjyqtarët e korruptuar, por në fakt ata hoqën ato që deshën dhe vendosën aty gjytarë me prirje të majta që mbështesin pushtetin në fuqi”, shprehet William F. Marshall.

Sipas tij, “Kryeministri i Shqipërisë është një pasardhës komunisti, babai i tij ka qenë në Byronë politike, ka qenë i lartë në partinë-shtet. Edi Rama tani është socialist, por zbaton të njetën strategji dhe stil si komunistët. Niveli korrupsionit tani ka kapur majat. Nën regjimin e Edi Ramës, që është mik i ngushtë i George Soros, Shqipëria u bë vendi me shërndarjen më të madhe të kanabisit në Evropë. Prodhimi i kanabisit është rritur 300%. Nëse do shohësh nivelin e korrupsionit do kuptosh, sipas edhe transparencës, se ai ka kapur majat nën pushtetin e Ramës. Dhe dihet që pas Edi Ramës është George Soros”.

Intervista (Për Ramën flet pas minutës së 7-të)

(B.B/ Faxweb.al)

Share: