Keshilli Kombetar i Partise Demokratike ka votuar sot kryesinë e kësaj partie, e përbërë nga 15 anëtarë. Pas votimit ku morën pjesë 328 anëtarë të Këshillit Kombëtar, Emin Gjana ka publikuar emrat e fituesve.
Sikurse Zoti Gjana ka bërë me dije dhe ka kërkuar të saktësojë, në këtë listë është respektuar fakti, që 15% e anëtarëve të kryesisë të jenë gra.
Për këtë arsye, nga lista e fituesve janë larguar: Ervin Salianji, Aldo Bumci Roland Bejko, Gerti Bogdani dhe Luçiano Boçi, të cilët kanë patur vota të barabarta me anëtaret gra, që kanë hyrë në listën fituese. Gjana ka sqaruar se vetëm Jorida Tabaku ka patur votat e saj për të qenë fituese.
Fituesit
Dhurata Çupi
Endri Hasa
Enklejd Alibeaj
Eno Bozdo
Fatbardh Kadilli
Flamur Noka
Florian Mima
Grida Duma
Izmira Ulqinaku
Jamarber Malltezi
Jorida Tabaku
Kreshnik Collaku
Oerd Bylykbashi
Orjola Pampuri
Tomorr Alizoti