Home KRYESORE Fier/Trupi i 22-vjeçarit gjendet i pajetë në kanal

Fier/Trupi i 22-vjeçarit gjendet i pajetë në kanal

Trupi i pajetë i një 22-vjeçari është gjendur brenda një kanali në fshatin Hoxharë e Vjetër të njësisë Ndëmënas në Fier. Sipas informacioneve të policisë, i riu mendohet se është përplasur nga një makinë dhe më pas ka përfunduar në kanal, pasi sipas policisë në vendngjarje janë gjetur gjurmë të mjetit.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur trupin e pajetë, ndërssa vetë babai i viktimës e ka shoqëruar për në spital.

Viktima është identifikuar si Arif Xhafa dhe tashmë trupi i tij gjendet në morgun e spitalit te Fierit. Policia njofton se po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e mjetit dhe drejtuesin e tij./Opinion.al

Share: