Pasi vrau më 2 janar bashkëshorten dhe kunatën, Gazmend Musta ka dalë ditën e sotme para trupës gjyqësore të Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e arrestit.
Shkak i konfliktit mes agresorit dhe dy viktimave ka qenë dëshira e dy vajzave për të shkuar tek prindërit e tyre. Konflikti nisi pas një dreke familjare.
Merisa, motër e Gentianës dhe kunatë e Gazmendit, ka ndërhyrë për të ndarë bashkëshortët në momentin që është qëlluar me thikë nga 34 vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 më 2 janar, në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festa.
Çifti kishte dy fëmijë të mitur, 7 dhe 3 vjeç. Gazmend Musta është ndaluar nga uniformat blu pak minuta pas vrasjes së dyfishtë