Home KRYESORE Gjenevë : Xhevrie Osmani, konfirmohet Deputete e Gjenevës

Gjenevë : Xhevrie Osmani, konfirmohet Deputete e Gjenevës

Perkujtojme se Zonja Osmani ishte çertitifikur si Deputete supleante qysh në prill, por që njëkohësishtë ishte edhe në pritje të vendimit të Kongresit të partis së saj, të definonte një paqartësi në statusin e saj, pasi që dy kolegët e saja kishin kërkuar që baza e partis, ta thotë fjalën e fundit, gjë të cilën e beri, por duke i refuzuar ktyre të fundit kërkesat e tyre.

Ky vendim i Kuvendit partiak njëkosishtë konfirmonte mandatin e Deputetës së rregulltë të Zonjës Osmani, por ne për shkak të ndjeshmërisë që kishte vendimi, në redaksionin tonë kishim pa të arsyeshme që të presim aktin në realitet, kjo zaten edhe ishte arsyeja për të cilën nuk kemi publikuar një informacion të një rëndësie të tillë.

Por nga sot, mund të shfrytzojmë rastin, e të përserisim proverbrin tashmë të njohur këtu në Gjenevë kur thuhet: “se gjithëqka është mirë kur përfundon mirë”.

Një gjë e tillë ndodhi sot kur Zonja Xhevrie Osmani bëri betimin solemnë, në sallën e përkohëshme që Unioni Ndërkombtarë i Telekomunikacionit i ka huazu Kuvendit Republikan, deri në rinovimin e sallës permanente të saj.

Përkujtojmë edhe kete, se Xhevria është Deputetja e parë Shqiptare e zgjedhur në ketë nivel legjislativ, ndërsa që me prejardhje është nga Anamorava e Republikës së Kosovës./kombi shqiptar

 

Share: