Vetëm pak minuta më parë në qytetin e Memaliaj është raportuar për një grabitje me dhunë, ku pre kanë rënë dy bashkëshortë.
Sipas Channel7.gjirokastër.online, Thëllëza dhe Mustafa Mustafai, po ulnin qepenin e dyqanit të këmbimit valuator, kur u sulmuan pas shpine nga grabitësit.
Grabitësit e qëlluan Mustafain me qytë pistolete në kokë duke e lënë të plagosur rëndë.
Ndërsa bashkëshortja e tij mori lëndime më të lehta.
Grabitësit që ishin të maskuar thuhet se morën nga pika e këmbimit valutor një shumë prej 7-8 milion lekë.
Banorë të Memaliaj kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, të dëmtuarin, I cili ka marrë plagë të rënda në kokë.