Home KRYESORE HISTORIA E NËNSHTRIMIT TË KOSOVËS NDAJ SERBISË ËSHTË NJË KAPITULL I MBYLLUR

HISTORIA E NËNSHTRIMIT TË KOSOVËS NDAJ SERBISË ËSHTË NJË KAPITULL I MBYLLUR

Nga Anton K. BERISHA

Të thuash,se politika e jashtme është reflektim i politikës së brendshme, është një gjë e ditur. Për shtetet e konsoliduara, kjo është e nënkutueshme dhe ato natyrshëm ndjekin këtë parim. Kosova, në gjithë këto vite, ka prishë këtë rregull, duke tentuar që në politikën e jashtme të përfaqësohet ashtu sic nuk është në realitet. Në fakt, ajo ka tentuar që të behet me demokratike se vet shtetet me traditë qindravjeqare demokratike, duke u bërë me solidare e duke u “dashuruar” pafundësisht në lëshime e kompromise, sa që, e ka sjellur vendin në gjendjen e zhbërjes së shtetit.

Ajo, cfarë është dashur të bëjë Kosova, ka qenë e thjeshtë dhe e natyrshme, që vlerat njerëzore, si parim themeltar i demokracive të sotme, që marrin parasysh respektimin e dinjitetit të personit, përmes sistemit të ndërtuar, respektimit të drejtave të njeriut, respektimin e ligjeve që promovojnë barazinë dhe krijimin e një ambienti për zhvillimin ekonomik, të hap perspektiva zhvilluese, rrjedhimisht mundësi punësimi dhe prosperiteti.

Paaftësia për të ndjekur një ritëm të tillë, kur nuk e ka arritur për popullatën shumicë, pra shqiptarëve, që përbëjnë rreth 90% të popullatës, politika kosovare ka tentuar të bind partnerët dhe miqtë e shtetit të Kosovës, se këtë do ta kompenzoj duke i krijuar kushte të tilla komuniteteve, e në veçanti, komunitetit serb. Ajo, shkoi aq largë, sa nuk u mjaftua me zotime të tilla, por duke u hapur edhe më, dhe duke i dhënë mundësinë Serbisë që të bëhet pjesëtare implementuese, e që në fakt u krijua një mundësi e shkelqyeshme që Serbia prej kërkimit të së drejtës për t’u kujdesur për serbet, kaloi në rrafshin e përkujdesjes për shtetin e Kosovës, duke u bërë pjesëmarrëse e sovranitetit të Kosovës.

Me një fjalë, dështimet politike dhe individuale, kaluan në përpjekjen e kompensimit përmes lëshimeve respektivisht hyrjes së Serbisë në Kosovë, e cila ndërmjet tjerash arriti të zgjerohet dita e ditës në dy plane: në të jashtmin, duke e luftuar shtetin e Kosovës me të gjitha mjetet diplomatike e me metoda të tjera; ndërsa në të brendshmin, duke zgjeruar ndikimin në serbët e Kosovës deri në kontrollimin e tyre politik, duke shfrytëzuar Kosovën për avansimin e bisedimeve me BE-në pa pasur nevojë të mos e trajtoj si pjesë të veten, dhe duke zgjeruar tregun e vet, që sipas statistika arrin së paku në vlerën e 500milionë eurosh.

Siç, do të pranoj vet presidenti serb Vucic, kjo ishte një e arritur që as vet nuk e kishin besuar, dhe tani në rrugën e shtruar duhet ecur përpara në dialogun e kompromiseve të reja, dhe sic shprehej ai, të dhimbshme për Serbinë si shtet dhe për shqiptarët e pashtet.

Ashtu siç ndodhë në jetë, në kulmin e entuziazmit të Vucicit e skenarit me të gjerë, doli një e papritur, kryeministri z.Haradinaj, e kishte marrë më seriozisht se sa kishin kujtuar, çështjen e shtetësisë së Kosovës. Ai, pa komplikime teoritizimesh e misteriozitete, përjashtoi çdo mundësi të diskutimit rreth shtetësisë së Kosovës, territorit të saj dhe filloi marrjen e masave adekuate në mbrojtje të saj. Si në çdo shtet sovran, interesi i shtetit të vet dhe qytetarëve duhet të paraqes prioritet. Serbisë, që çdo ditë bënte hapa rreth trajtimit të Kosovës së pjesë e saj, së pari iu muar tregu, duke vënë rregulla dhe kushte. Në këtë mënyrë, ata do të kuptonin se janë në shtetin tjetër, dhe së dyti, iu hap rruga ekonomisë vendore të zhvillohet pa konkorruncën subvencionuese të mallrave serbe; dhe së dyti, hapi rrugën e tregtisë me shtetet mike, që kanë njohur Kosovën, të bëhen pjesë e bashkëpunimit.

Nuk besoj, që ka vend europian, që nuk udhëhiqet nga këto parime. Ajo çfarë ka mbetur me partnerët e miqtë tonë europian dhe amerikan, është argumentimi racional.
Kosova, jo vetëm që nuk ka pse të shkoj prapa, por ajo duhet të kërkoj nga miqtë përkrahje shtesë për krijimin e kushteve proporcionale dhe ekuivalente me Serbinë, dhe vetëm në një rast të tillë, mund të bisedohet me Serbinë për hapa të ardhshëm.

Mendimet ndryshe, nuk duhet kuptuar e as marrë si diçka e pandodhur në historinë e shteteve dhe në historinë e miqve, është thjeshtë diskutim për të ardhur deri te zgjidhja më e mirë për shtetin por edhe rajonin.

Natyrisht, zyrtarët e Brukselit duhet të ndihmojnë në këtë process, ashtu që nga kërkesat e njëanshme të vazhdueshme ndaj Kosovës, të kalojnë në kërkesa proporcionale nga të dy palët, e duke i njohur ato si shtete njëjtë të respektuara. Kosova, e njohur nga 22 shtete të BE-së, më të mëdhatë dhe më traditën më demokratike, duhet të jetë argument i rëndësishëm.

Kosova dhe Serbia, me 1999,i kanë ndarë rrugët e tyre pas gjithë atyre ngjarjeve shekullore, në të cilën palë e demtuar rëndë kemi qenë ne, në të gjitha fushat jetësore.

Historia e nënshtrimit të Kosovës ndaj Serbisë duhet të jetë një kapitull i mbyllur. Kjo, nuk është një çështje e politikës ditore, as e fateve personale, e as e politikës së një mandati. Në fund të fundit, kush duhet të na respektoj ne, shtetin tonë, në qoftë se ne nuk e respektojmë veten.

Share: