Home KRYESORE Horoskopi, 14 janar 2019

Horoskopi, 14 janar 2019

Dashi

Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, sot në aspektin krijues do keni stimuj të mjaftueshëm për t’u angazhuar në këtë aspekt. Raportet me partnerin priten të jenë intensive.

Demi

Pak nervozizëm dhe ndoshta edhe pak mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke bërë që në momente të caktuara të dilni nga natyra juaj. A nuk ju duket se e teproni ca me të ngrënët?

Binjakët

Është pikërisht kalimi i Mërkurit një orbitë të “butë” në shenjën tuaj që do të harmonizojë edhe veprimet tuaja. Ky ndikim bën që nga ana financiare edhe nga ana sentimentale të shkojë gjithçka mirë.

Gaforrja

Asgjë e re gjatë ditës së sotme që pritet të jetë e qetë. Momente melankolike për shkak të Hënës dominuese, ndërsa në mbrëmje, ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.

Luani

Qielli juaj edhe sot është shumë pozitiv, sidomos në aspektin ekonomik, ku pritet të korrni frutet e një pune që ju ka munduar shumë. Në mbrëmje do të keni mundësi të reflektoni mbi gjithçka.

Virgjëresha

Janë pasioni dhe dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet tuaja që do të sjellë edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale. Nuk do t’ju mungojnë shanset edhe në aspektin sentimental.

Peshorja

Disi hezitues dhe të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqendrim maksimal nga ana juaj. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi edhe atëherë kur ju sulmojnë.

Akrepi

Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.

Shigjetari

Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju. Është momenti i duhur për të shpalosur idetë tuaja. Një udhëtim i shkurtër do t’ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen e afërt.

Bricjapi

Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

Ujori

Sot do të keni mbështetjen e Merkurit dhe prandaj do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme. Është ky shpirti i duhur për të ecur përpara.

Peshqit

Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin ju bëjnë shpesh që të fitoni pikë, që do të thotë edhe punë, rrjedhimisht para dhe sukses. Idetë e reja nuk ju mungojnë, por duhet të dini t’i parashtroni.

Share: