Nga Fast News
Gjatë 5 ditëve të javës, nga e hëna në të premte, qytetarët paguajnë punonjësit e Bashkisë për parkingun publik. Ndërsa të shtunën dhe të dielën, vendet e parkimit janë pa pagesë.
Por qytetarët po zhvaten në mes të ditës dhe dhunshëm nga grupe të rinjsh, që ruajnë vendet e parkimit dhe kërkojnë pagesë në fundjavë nga çdo automjet. Bidonat dhe arkat e dikurshme që zinin vendet bosh të parkimit, tani janë zëvendësuar me skema të organizuara, shpesh herë të dhunshme që nuk përfundojnë vetëm në dëmtimin e makinës, por shkojnë deri në konflikt.
Si funksionon skema?
Nuk bëhet fjalë për individë të veçantë, por për grupe të organizuara, që ushtrojnë aktivitet në mes të ditës dhe që janë kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Ne vëzhguar sesi funksionon skema e grupit të parkingjeve.
Cdo rrugicë e Ish Bllokut ka një ose dy djem të rinj në moshë (djali në foton poshtë), që i kërkojnë pagesë 1 mijë lekë çdo drejtuesi mjeti që kërkon të parkojë në vendin e parkimit publik, qe në fundjavë është falas. Nëse refuzon të paguash, të prishin makinën dhe po u konflikteve, atëherë të vjen grupi dhe konflikti përshkallëzohet.
Një skemë që vihet në zbatim në sy të Policisë së Shtetit, e pranishme