Bora dhe i ftohti kanë izoluar qarkun e Dibrës. Gjatë natës temperaturat kanë arritur në -12 gradë celcuis.
Problematike paraqitet situata për 115 familje në Tërnovë të Madhe dhe Tërnovë të Vogël. Banorët thonë se janë të izoluar prej 10 ditësh.
Në qytetin e Bulqizës dhe Peshkopi trashësia e dëborës ka arritur 70 cm.
Ndërkohë bashkitë e qarkut të Dibrës kanë deklaruar se situata është nën kontroll.
Rruga nacionale Peshkopi-Tiranë në disa akse kalohet me vështirësi për shkak të ngricave në rrugë./opinion.al