Home KRYESORE Ja pozicionet që zënë në Kuvend ministrat e larguar nga Rama

Ja pozicionet që zënë në Kuvend ministrat e larguar nga Rama

Sot pasdite (ora 17:00) nis sesioni i ri parlamentar, ku në rendin e ditës është dhe votimi i Kryeministrit Rama në pozicionin e ministrit të Jashtëm. Ndërkaq mazhorancës i duhet të plotësojë dhe vakancat në Kuvend, pas emërimit të ministrave të rinj.

Kështu në vend të zv.kryeministrit Erion Braçe, Komisionin e Ekonomisë dhe Financave do ta drejtojë ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi pritet të marrë drejtimin e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, në vend të Eduard Shalsit.

Ministri i ri i Bujqësisë, Bledi Çuçi lë bosh dy detyra parlamentare, atë të bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, ku do të zëvendësohet nga Blerina Gjylameti, si dhe postin e zv.kryetarit të Komisionit të Integrimit, për të cilin ende nuk është caktuar zëvendësuesi. Dy kandidaturat më të mundshme, pohojnë burimet pranë mazhorancës, janë ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ose deputeti Ervin Bushati, raporton TCH. Ndërsa vendin e Elisa Spiropalit si n/kryetare e komisionit të Shëndetësisë, pritet ta zërë deputetja socialiste e Durrësit, Klodiana Spahiu.

Ende nuk ka informacion se ku do të pozicionohen ministrat e tjerë të shkarkuar nga Rama, si Lindita Nikolla, Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro apo Sonila Qato.

Share: