Ministrja e re e Shtetit, Elisa Spiropali, ka thënë në studion e “5 Pyetjet nga Babaramo”, se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nuk ka asnjë konflikt me kryeministrin Edi Rama.
Spiropali tha se puna e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, flet vetë.
“Nuk ka asnjë konflikt Rama-Veliaj, apo një konflikt Veliaj me njeri tjetër. Janë të gjitha teori konspiracioni që pasurojnë menunë e portaleve shqiptare që janë kthyer në burim klikimesh dhe të gjitha i bëjnë për klikime. Puna vazhdon Tirana është ajo që është. Ka ndryshuar shumë që nga qeverisja e Bashës dhe besoj se puna flet vetë. Kur analizohen kandidatët në PS, të gjitha merren parasysh. S’ka ngelur tek unë kandidimi i Veliaj, se diskutohet në kryesi, por puna e Veliajt flet vetë”, u shpreh Spiropali.
v.l/ Dita