Home KRYESORE Klement Balili pas hekurave, zbulohen dy kushtet e vetëdorëzimit

Klement Balili pas hekurave, zbulohen dy kushtet e vetëdorëzimit

Në një kohë kur sot ishte i pranishëm gjatë vetëdorëzimit të Klement Balilit, i cili ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ka reaguar drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ky i fundit ka treguar edhe disa nga detajet e vetëdorëzimit të Balitit si dhe kushtet e tij që i kishte vendosur autoriteteve. Sipas Veliut, si kusht i parë i Balilit ishte që mos të keqtrajtohej nga punonjësit e policisë si dhe fakti që të deklarohej vetëdorëzimi. mes të tjerash Veliu tha se pas konktakteve me familjarët e Balilit, kjo gjë u arrit vetëm pas 3 muajsh negociata.

“Balili kishte dy kushte për vetëdorëzimin. Së pari që mos të keqtrajtohej dhe që të deklarohej vetedorëzimi. Jam kontaktuar nga familjarët pas 3 muajsh negociata. Shkova personalisht me një makinë shoqëruese”, tha Veliu.

Share: