Home KRYESORE Kreu i opozitës: Dorëzimi i Balilit një manovër. Veliu si stjuardesë

Kreu i opozitës: Dorëzimi i Balilit një manovër. Veliu si stjuardesë

Lulzim Basha: Ky njeri që është pagëzuar nga mediat ndërkombëtare si Eskobari i Ballkanit, pra si një njeri kyç në trafikun ndërkombëtar të drogës, nuk është arrestuar por është vetëdorëzuar. Dhe është vetëdorëzuar sipas të dhënave që po dalin hap pas hapi, nga shtëpia e tij, pra ky ka qenë në shtëpinë e tij.

Sonila Meço: Për një kohë të gjatë ai ka biseduar me policinë, me kreun e policisë…

Lulzim Basha: Po pra, por diçka të thjeshtë: ky njeri nuk ka qenë një pengmarrës i 50 pasagjerëve në një avion që të negociojë dorëzimin, ky ka qenë në kërkim policor.

Sonila Meço: Ka marrë garanci…

Lulzim Basha: … ka qenë në kërkim policor, ka qenë në kërkim policor nga autoritetet shqiptare, Ka qenë në kërkim ndërkombëtar, autoritetet e DEA-s sipas burimeve diplomatike  kanë qenë shpesh në Shqipëri, madje pretendohet se ka pasur edhe një mision nga agjentët e DEA-s për një kohë të gjatë, pikërisht për të bërë arrestimin e tij, gjë e cila nuk ka ndodhur. Pra, nuk kemi të bëjmë këtu me një sukses, por kemi të bëjmë me një manovër . një manovër e cila në njërën anë është manovra e Klement Balilit që ka kërkuar 3 kushte: që të mos ekstradohet, të ketë një qeli me kushte të mira…

Sonila Meço: kjo e kushteve të qelisë mendova se ishte një MEME në rrjetet sociale

Lulzim Basha: Nga gazetarët e kronikës lexova se këto ishin tre kushtet, pastaj nga MEME-t mësova diçka tjetër që e shpreh shumë mirë, pavarësisht se në mënyrë cinike, të gjithë kuptimin e kësaj ngjarje. Ishte një MEME nga studentët që thonin: do fusim mik Klement Balilin të na plotësojë 8 pikat Edi Rama.

Kemi të bëjmë me një njeri i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar, kemi të bëjmë me një njeri që ka qenë në qendër të vëmendjes së autoriteteve ndërkombëtare…

Qytetarët që protestojnë i arrestojnë me maska, Balilin e trajtojnë si VIP me makinën e drejtorit të policisë, i cili është sjellë në këtë rast si një stjuardesë.

Për interesin e qytetarëve është thelbësore që kemi një shtet qesharak, ku trafikanti i drogës takohet me drejtorin e policisë dhe shoqërohet në Tiranë me e drejtorit të policisë. Ç’punë ka drejtori i përgjithshëm i policisë?!

Kemi një shtet kriminal që keqtrajton qytetarët e thjeshtë që protestojnë për të drejtën e tyre kundër një afere korruptive që u kanë vënë traun tek shtëpia, duke i trajtuar si kriminelë dhe nga ana tjetër kemi një kriminel ndërkombëtar e trajtojnë si VIP.

Nuk ka dyshim që ishte vetëdorëzim sepse Klement Balili, njësoj si shumë persona në kërkim ndërkombëtar për trafik droge kanë patur dhe vazhdojnë të kenë mbështetje politike nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Share: