Home KRYESORE Kryemadhi: Më kanë kërcënuar grupet kriminale, ndaj e çova vajzën jashtë

Kryemadhi: Më kanë kërcënuar grupet kriminale, ndaj e çova vajzën jashtë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka rrëfyer sonte në emisionin “Open” se është kërcënuar me jetë në rrjetet sociale.

Teksa u pa të përlotej, Kryemadhi tha se i kishte identifikuar personat të cilët sipas saj ishin anëtarë të grupeve kriminale të lidhura me politikën.

“Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha se në lidhje me këto kërcënime ka kontaktuar me Policinë, por u shpreh se nuk ka besim te sistemi I drejtësisë.

Ndaj për këtë arsye po mundohet t’i zgjidhë vetë këto ëështje.

Më tej, ajo u shpreh se Presidenti Meta nuk do që të shprehet rreth kësaj ëështje.

“Nëse Meta do të ishte më i vërtetë me publikun do të ishte më i mirë, por për të është më i rëndësishëm imazhi i institucionit sesa loja politike”, tha ajo./Opinion.al

Share: