Home KRYESORE Kryeministri Rama: Do të jem de jure ministër i Jashtëm

Kryeministri Rama: Do të jem de jure ministër i Jashtëm

Kryeministri i vendit Edi Rama do të drejtoje Ministrine e Jashtme. Kjo tashmë është zyrtare. Përmes nje postimi në twitter ai thotë se derisa sa të çojë Metën në Gjykate Kushtetuese do e drejtojë vetë ministrine.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruan Rama në Twitter.

Share: