Home KRYESORE Kush është ‘truri’ i bandës së Shijakut, i lidhur me laboratorin në...

Kush është ‘truri’ i bandës së Shijakut, i lidhur me laboratorin në Has

Një nga porositësit e heroinës që prodhohej në laboratorin e Hasit, Hekuran Hoxha, të premten në darkë, është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “vo-lvo 4”.

48-vjeçari nga Xhafzotaj i Durrësit, dyshohet se ishte një ndër personat e lidhur me Admir Hoxhën, personin që ideoi ngritjen e një laboratori të përpunimit të heroinës në Has.

Heroina që do të prodhohej aty do të shpërndahej nga grupi i strukturuar kriminal i Avdulajve nga Shijaku. Saimir Gjipali dhe Hekuran Hoxha ishin edhe kontraktuesit me anëtarët e tjerë të grupit, si në Lezhë, Fier dhe Sarandë, por edhe jashtë Shqipërisë.

I cilësuar si truri i bandës së Shijakut, ai akuzohet për disa vepra penalemes të cilave edhe ajo e trafikut të drogës dhe grup i strukturuar kriminal.

48-vjeçari rezulton se ka qenë një ndër trafikantët shqiptarë, i cili gjatë viteve 2003-2004 ka arritur të kalojë nga Shqipëria drejt Italisë një sasi prej 488 kg heroinë./opinion.al

Share: