Home KRYESORE Mbyllen votimet, ja kush do jenë sekretarët e rinj të PD-së

Mbyllen votimet, ja kush do jenë sekretarët e rinj të PD-së

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i mbajtur sot ka shpallur vendimet për sekretariatin e ri të Partisë.

Gazmend Bardhi do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Bardhi fitoi me 277 vota përballë Dorian Telitit me 44 vota.

Sahit Dollapi do të jetë Sekretar për Çështjet Organizative,

Dollapi fitoi me 258 vota përballë kandidaturës së Lulzim Omurit që mori 60 vota, ndërsa 10 dolën të pavlefshme.

Çlirim Gjata do të jetë Sekretar për Çështjet Ligjore.

Gjata fitoi me 284 vota kundrejt kandidaturës së Marinela Ziut që mori 37 vota, ku 7 vota të pavlefshme.

Ivi Kaso do të jetë Sekretar për Çështjet Zgjedhore.

Kaso fitoi me 221 vota përballë kandidaturës së Dorian Gjokarmaj që mori 100 vota, ku 7 vota të pavlefshme

Elvin Minarolli do të mbulojë detyrën e Sekretarit për Burimet Njerëzore.

Minarolli fitoi me 278 vota përballë kandidaturës së Minushe Lazaj me 44 vota, ku 6 vota dolën të pavlefshme.

Share: