Prej më shumë se një jave temperaturat e ulëta kanë pushtuar gjithë territorin e vendit, shoëqruar me reshje dëbore si në zonat veriore ashtu edhe në pjesën jugore të vendit dhe në atë qendrore.
Sipas agjencive të prashikimit të motit, temperaturat e ulëta do të vijojnë edhe gjatë dy ditëve në vijim, ndërsa pritet një rritje e lehtë me 2-3 grade, të mërkurën që gradualisht do të jetë më e ndjeshme ditën e premte në të gjithë territorin.
Sipas Accuweather java e ardhshme pritet të ketë temperatura më të larta rreth 5-6 grade celcius me shume se aktualisht, ku dhe reshjet e dëborës në pjesën më të madhe të vendit do të zëvendësohen nga shiu.