Home KRYESORE Një natë për nënat gjakovare! Nga Elona Paja

Një natë për nënat gjakovare! Nga Elona Paja

Data 17 shkurt,është një datë e rëndësishme për mbarë shqiptarinë. Panvarësia e Kosovës,kjo ngjarje historike,ka mbledhur së bashku shqiptarët në Shtetet e bashkuara të Amerikës,për t’ju bashkuar thirrjes,së biznesmenit të njohur Z/Ramiz Kukaj,që jo vetëm të festojnë,por edhe të kujtojnë ata,të cilët humbën jetën ,për një Kosovë të panvarur.

Në këtë ditë ,në ambjentet e njërit prej restoranteve më të njohura në New York,në Da Mikele Ilagio i cili ndodhet në 79-17 në Albion ave Queens,do të zhvillohet nata gala,në ndihmë të shoqatës “Thirrjet e nënave”e cila i ka rrënjët e saj në Gjakovë. Të gjitha të ardhurat e këtij aktiviteti,shkojnë në ndihmë të antarëve të kësaj shoqate,e cila prej vitesh nuk rend së kerkuari të humburit në vitet e luftës.

Thirrjes së Z/Kukaj i janë bashkuar artistë të njohur siç është tenori Riad Ymeri,sopranoja Donika Ukshini,pianistja Ida Tili-Trebicka ,këngëtari aq i dashur për shqiptarët Ramadan Krasniqi etj.

Pronari i njërit prej restoranteve më të njohur në New York,”Ç’ka ka qëllu”,i cili ka tërhequr vëmendjen edhe të disa mediave të shkruara dhe vizive amerikane,Z/Kukaj,thotë se kjo ide kishte vite që e ngacmonte,deri sa më në fund ,u bë realitet. Ai tregon se kjo mbremje gala,do të jetë e mbushur me surpriza. – “Unë e di ,shprehet ai-ne nuk do i ndalim dot lotët e nënave të Gjakovës,as pritjen e tyre të gjatë,por ne duam tu japim atyre mbeshtetjen tonë e tu themi se nuk janë vetëm.

Ne do të festojmë më 17 shkurt ,por do ta kthejmë edhe pak kokën pas… për të mos harruar..e për tu qenë mirënjohës atyre ,që dhanë jetën për këtë ditë,e për të mbështetur ato më të mirat,nënat e Gjakovës,të cilat pritja nuk i lodhi kurrë”.

Share: