Home KRYESORE Pjesa e dytë e Faustit, ose Poema kundërkanonike e Gëtes nga Harold...

Pjesa e dytë e Faustit, ose Poema kundërkanonike e Gëtes nga Harold Bloom

Përktheu nga anglishtja Elvis Zaimi

Erich Heller, me një mprehtësi mendjehollë shkruan se “Cili është mëkati i Faustit? Trazimi i pareshtur i shpirtit të tij? Cili është shpëtimi i Faustit? Trazimi i pareshtur shpirtëror” Ky nuk është as edhe konfuzioni i Gëtes, por as edhe versioni personal i Gëtes mbi idenë Gnostike të shpëtimit nëpërmjet mëkatit; duket e ndershme ta quajmë atë thjesht një konfuzion. Heller e sheh atë më tepër si një lloj dykuptimësie ilegjitime;

“Çfarë ai nuk mund të shkruante ishte tragjedia e shpirtit njerëzor.Është pikërisht këtu që tragjedia e Faustit dështon dhe bëhet dykuptimësisht ilegjitime, sepse nuk ka për Gëten, në analizë të fundit një shpirt të vecantë njerëzor, themeli dhe rrënja e vërtetë e të cilit është e njëjtë me shpirtin natyror.”

Hermann Ëeigand, ndonëse e pranon se “shpëtimi i Faustit është një çështje që i qëndron larg ortodoksisë”, ia atribuon shëlbimin apo shpengimin heretik të heroit “rropatjeve në përpjekjen e tij të papushimtë për zgjerimin e personalitetit të tij “, çfarë ka qënë qartësisht ajo që kërkonte vetë shpirti i Gëtes.Porse druhem përsëri se Heller është i saktë tek thotë se Fausti nuk ka personalitet apo shpirt njerëzor të veçantë, çfarë është edhe një nga vështirësitë që ne kemi me poemën.Asgjë tek Gëte nuk është me Homerike (apo më shumë një parodi groteske e Homerit) sesa mungesa e ndonjë nocioni mbi shpirtin njerëzor, të ndashëm mënjanë nga forcat dhe shtysat që vënë në lëvizje natyrën.

Fausti, ashtu si heronjtë e Homerit, është një fushëbetejë ku forca kundërshtare ndeshen dhe i bëjnë luftë njëra-tjetrës. Ky është ndryshimi i tij më i madh nga Hamleti, i cili është brenda traditës bilblike të shpirtit njerëzor.Fausti, nuk mundet kurrë të thotë, sëbashku me Hamletin, se në zemrën e tij po ndodh një lloj luftimi. Më tepër sesa kaq, zemra, mendja, dhe perceptimet e tija janë të ndara krejtësisht nga njëra-tjetra, me një rreptësi të përpiktë, dhe ai është pak a shumë teatri arbitrar i përplasjes së tyre.

Gëte nuk është, megjithëkëtë, duke shkruar epikën Homerike porse tragjedinë gjermane, ndonëse fjala “tragjedi” merr në Faustin një kuptim të posaçëm. Heller thotë se tragjedia e Faustit është se ai është i paaftë për tragjedi. A është Akili i Homerit një hero tragjik? Bruno Snell, E.R.Dodds, dhe Hans Fraenkel, na tregojnë ne se dhe Akili, më i miri ndër akejtë, është thelbësisht me sjellje dhe psikologji fëminore, sepse nuk i gjejmë të integruara tek ai intelektin, emocionet, dhe mbresat shqisore. Ka një cilësi pozitive homerike tek vetë Gëtja, por Fausti duket të jetë Homerik vetëm në të qenurit fëminor.Edipi dhe Hamleti piqen në tragjeditë e tyre, Fausti është një foshnje në krahasim me ta.

Ky zor se është një difekt estetik. Ai vijon të shtojë në çuditshmërinë e jashtëzakonshme që e bën Faustin kryveprën më groteske të poezisë Perëndimore, fundin e traditës Klasike, një mbyllje të saj që mund të konsiderohet si një dramë e gjerë satirike, kozmologjike. Pjesa e parë është mjaftueshmërisht e çmendur, Pjesa e dytë na bën që Broën dhe Yeats të na duken të butë dhe të shtruar, ndërsa Joyce i drejtpërdrejtë.

Gëte ishte me fat që Shekspiri ishte shkrimtar i anglishtes, sepse distanca gjuhësore i lejoi atij ta përthithte dhe imitonte pa angushtimenga ato që sjellin gjymtime. Fausti nuk mundet të quhet vërtetësisht si Shekspirian, porse ai e parodizon thuajse pareshtur Shekspirin. Benjamin Benet e gjen projektin e poemës të jetë jo më pak sesa përtëritja dhe rilindja e gjuhës, të cilën unë mund ta reduktoj “në një përpjekje për ta rilindur gjermanishten ashtu si Shekspiri rilindi anglishten”. Benett e konsideron mospasjen e mistershme të një zhanri te Fausti të jetë një “antipoetikë” që kërkon të pastrojë ironinë nga gjuha poetike, si dhe të rikthejë një lloj patosi vizionar.

Nëpërmjet një irealizimi kritik madhor, tejet të këndshëm (dhe të paramenduar), Benett shpall se madhësia e Faustit është ” e pafundme, në kuptimin se ajo mund të jetë aq e madhe sa mund t’i pëlqejë çdokujt”.Disa herë, duke lexuar Faustin do të dëshiroja që poema dhe unë të bëheshim bashkë nën një dietë sa të saktë aq edhe të përpiktë, por jam i detyruar të pranoj pasojat sugjestionuese të çështjes të theksuar nga Bennett. Pyetja e pamundur për kritikën është: A mundet dikush ta përkufizojë arritjen estetike-shtrirjen dhe kufijtë e saj-të Faustit të Gëtes?

Ndoshta Bennett, na e ka hequr të drejtën për të folur për shtrirjen, duke e përmbyllur vetë para kohe këtë cështje, sakaq nuk mund t’i ikim diskutimit për kufijtë, veçanërisht në një kohë dhe për një vend ku Fausti duket të jetë kaq i përsëritshëm, me një tepri të pashpjegueshme, si të ishte një elefant i bardhë i mbuluar nga dëborërat. Siç e thashë, ne e lexojmë Preludin e Wordsëorth-it, ose madje edhe epikat e Blake, më të përgatitur sesa ne mësojmë të lexojmë Faustin. A na hutojnë dhe çoroditin qetësia në dukje e personalitetit poetik të Gëtes dhe thellimet e fëlliqura të Faustit? Ose a është e gjitha cështja se ne nuk dimë ku ta vendosim veten në marrëdhënie me teatrin e përbotshëm të Gëtes, dhe kësisoj endemi pa ja gjetur fillin, duke pyetur vetveten përse duhet të përfshihemi në të?

Të argumentosh për madhështinë e Faustit mbi bazën e larushisë së tij lirike dhe forcës retorike, ose edhe aftësisë pjellore të mendjes për të shpikur mite, nuk duket të jetë më e mjaftueshme. Ne priremi të parapëlqejmë Elegjitë Romane të Gëtes, Divanin Perëndimor-Lindor, dhe disa herë madje edhe Epigramet Veneciane, përpara Faustit. E kam dëgjuar vërejtjen shumë të pakëndshme se Fausti është për Gëten çfarë është për Niçen (dhe të gjithë Niçeanët) “Kështu foli Zarathustra”, një katastrofë madhështore dhe e shkëlqyeshme. Është e vërtetë se një përmbledhje e Faustit është thuajse po aq bajate sa edhe një përmbledhje e Zarathustrës .Leximi së afërmi i Faustit është krejt tjetër gjë .Ai kështu shndërrohet në një banket për shqisat, ndonëse padyshim i mbushur dingazi me ushqime pak të shëndetshme. Si një makth seksual apo si njw fantazi erotike, ai nuk njeh rivalë, dhe kështu çdokush e kupton përse Coleridge i shokuar, e refuzoi përkthimin e poemës. Është qartësisht një vepër mbi çfarë, nëse ka ndonjë gjë, e cila do të mjaftonte përveç seksualitetit në vetvete, dhe për këtë qëllim Gëte gjen një mori mënyrash për të na treguar se, për to, nuk do të mjaftonte thjesht seksualiteti në vetvete. E shprehur në një mënyrë edhe më idengulitëse, Fausti në mëson se pa një seksualitet aktiv. abssolutisht asgjë nuk do të mjaftonte.

Bennett, me shumë dobi na kujton se arti i veçantë i Faustit është se poema sistematikisht fshin dhe heq çdo perspektivë nga e cila ne mund të dëshironim ta shihnim atë. Ndalimi dhe nxjerrja jashtë e perspektivizmit kryhet vetëm përmes dykuptimësisë së paramenduar, në lidhje me të cilën Gëte duket të ketë shpikur rreth shtatëdhjetë e shtatë lloje. Gëte i Niçes mishëron më shumë Dionisin sesa Apolonin, ashtu si Gëtja i Frojdit mishëron Erosin, dhe jo Thanatosin. I vetmi Zot apo zotth tek Fausti, duket për mua të jetë vetë Gëtja, sepse ky poet i jashtëzakonshëm nuk ishte as i Krishterë as Epikurean, ose Platonik, por as edhe Empiricist.Ndoshta Shpirti i Natyrës, më tepër sesa Mefistofeli, flet për Gëten, porse tanimë ne jemi të mërzitur apo të irrituar nga Shpirtrat e Gëtes, kështu që figura bindëse tek Fausti duhet të jetë Mefistofeli, me të drejtë i përshëndetur nga Erich Heller si pararendësi legjitim i vizionit nihilist të Niçes për botën. Heller mendon se Niçe ishte padashur një faustian, por kjo është t’u ikësh ironive të vetë Niçes. Nuk njoh ndonjë poezi më befasuese sesa absurdi sublim dhe grotesk i britmave të fundit të Mefistofeli,t qesharak në heroizimin e tij, të cilat ai i lëshon teksa lufton vetmitar në praparojë kundër trëndafilëve që derdhen prej qiellit dhe mollaqeve ëngjëllore, që e pengojnë atë të mbërthejë dhe zhvasë Shpirtin që Fausti i ka lënë atij peng. Çfarë të bëjmë me këtë skenë të habitshme dhe llahtaritëse? (vijon)

Share: