U bë e treta herë radhazi që Rama zhvillon mbledhje qeverie të dubluar, me ministra të shkarkuar dhe ministra në pritje. Ndërsa dy mbledhjet e para kane qene informale, kjo e sotme ishte formale dhe u zhvillua ne Kryeministri.
Rama është parë në kryeministri me Gent Cakajn, pasuesin e Ditmir Bushatit, pak çaste para nisjes së mbledhjes. Në tryezë kanë qenë zv/kryeministri i emëruar Erjon Braçe dhe Bledi Çuçi. Sigurisht që vendimet në fund, janë marrë me ministrat e shkarkuar që jane ligjerisht në detyrë.
Por burimet thanë se Rama pritet të sjellë ndryshime të mëdha edhe në nivel drejtoresh. Bëhet fjalë për institucione të rëndësishme, si Dogana, Tatime, etj.
Pritet që si kriter të përdoret i njëjti si ministrat, për të sjellë një frymë të re në drejtimin e shtetit. Pra do largohen drejtorët “e vjetër”./opinion.al