Tri shqiptarë në Angli kishin ndërtuar një fermë të vogël kanabisi.
Ferma ishte pikasur nga autoritetet e policisë të cilët I ndaluan shqiptarët, ku dy prej tyre do të përballen me procedurat e dëbimit, ndërsa një I tretë është ende në kërkim nga policia.
Policia britanike nuk bën me dije identitetin e shqiptarit
Arrestimi i njërit prej shqiptarëve ishte i lehtë për policinë.
Ndërsa i dyti u arrestua pas një aksioni tjetër pasi fillimisht u largua së bashku me shqiptarin tjetër, i cili vijon të jetë ende në kërkim.
Mediat angleze raportojnë se autoritetet kanë publikuar foton e shqiptarit dhe në terren forcat e policisë së emigracionit po kontrollojnë të gjithë ambientet ku mendohet se është fshehur shqiptari.
“Të dy burrat që u arrestuan janë ndaluar nga zyrtarët e emigracionit dhe do të deportohen në Shqipëri. Kërkimet tona për vendndodhjen e të dyshuarit të tretë janë në vazhdim e sipër”, tha një zëdhënës policie. Gjithashtu mediat shkruajnë se gjatë kontrolleve në fermën e zbuluar janë gjetur edhe 20 bimë të llojit kanabis sativa.”/Opinion.al