Home KRYESORE Si e vranë ish-policin në makinë, aty ku i ekzekutuan vëllain!

Si e vranë ish-policin në makinë, aty ku i ekzekutuan vëllain!

Është zbardhur dinamika e vrasjes së ish-policit Arben Bilali, rreth një orë më parë, në zonën e Selitës në Tiranë.

Bilali u qëllua brenda një makinë tip “Hunday”, pranë shkollës “At Zef Pëllumbi”.

Ai u qëllua me disa plumba në trup, pikërisht në vendin ku 9 vite më parë iu ekzekutua edhe vëllai, ish-mundësi i Dinamos, Lonard Bilali.

Autorët qëlluan në xhamin e pasmë të makinës.

Bilali e pati të pamundur ti shpëtojë plagëve të marra, ndërsa autorët u larguan me një makinë tip Benz nw drejtim tw Unazës me qëllim për të humbur gjurmët.

Vetë ish-punonjësi i policisë ka qenë pre e një atentati në vitin 2010, ku mbeti i plagosur rëndë.

Një nga pistat mbetet ajo e hakmarrjes si pasojë e përplasjes me grupin e Yzberishtit.

Bilali thuhet se aktualisht ishte sipërmarrës, ndërsa ishte i martuar me një efektive policie, e cila punon në Drejtorinë e Policisë Tiranë. D.L

Share: