Një krim i rëndë në familje goditi sot Tiranën. Dhenri vrau vjehrrin dhe vjehrren dhe me pas i dha fund jetes se tij. Ngjarja ka ndodhur tek Unaza e Re në Tiranë.
Mesohet se viktimat jane identifikuar si Bujar Mata, 63 vjeç dhe gruaja e tij Valentina Mata, 52-vjec. Nderkohe qe dhendri eshte shtetasi Majlind Lala.
Sipas policise ai është gjetur i dëmtuar poshte ballkonit te dy vitkimave. “Shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë”- beri me dije policia.
Njoftimi i policisë për ngjarjen
Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.
Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.