Bashkia e Shkodrës, për të tretin vit rradhazi, fiton çmimin e Transparencës, akorduar nga Qendra Res Publica një organizëm që monitoron zbatimin e legjislacionit në këtë fushë.
I pranishëm në takim, Komisioneri për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi, ka bërë një panoramë të respektimit të kuadrit ligjor nga institucionet publike, duke nënvizuar se transparenca është prioritet i kësaj zyre.
Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Res Publica Dorian Matlija, pasi ka bërë prezantimin e gjetjeve kryesore nga monitorimi i respektimit të të drejtës së së informimit për vitin 2018, ka paraqitur edhe rekomandimet përkatëse.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e pranishme në këtë aktivitet, ka përcjellë mesazhin e saj për rëndësinë e transparencës në punën e qeverisjes vendore, duke evidentuar se gjatë 3 viteve të punës së saj, ka qenë prioritet që i shërben jo vetëm institucioneve por edhe qytetarëve.
“Gara e transparencës” në mes institucioneve publike, me monitorimin e Qendrës Res Publica, synon sensibilizimin e qytetarëve për të drejtën për informim duke nxitur administratën në zbatimin sa më rigoroz të kuadrit ligjor në fuqi./E-Times