Home KRYESORE Video/ Klement Balili tregon ku ishte fshehur gjatë arratisjes

Video/ Klement Balili tregon ku ishte fshehur gjatë arratisjes

Në emisionin “Repolitix” në “Report Tv”, është publikuar intervista e Klement Balilit për gazetarin investigativ , Artan Hoxha.

I njohur si “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili tregoi edhe arsyen pse nuk u dorëzua në çastin që u shpall në kërkim nga policia.

“Arsyet që nuk kisha provat e duhura këtu në Shqipëri. Dhe e dyta çështja u politizua. Jam arrestuar në 2006, kam qëndruar 6 muaj dhe jam lëshuar. Më arrestuan për një sasi droge hashash që ishte kapur në Borsh dhe më liruan për mungesë provash”,- tha Balili.

Gjatë kësaj kohe kur ke qenë në kërkim, ku keni qëndruar?

Kam qëndruar në qytete shumë të mëdha, si në Gjirokastër etj. Nuk jam larguar asnjëherë nga Shqipëria. Policia nuk ka qenë asnjëherë afër bazës ku kam qëndruar unë. Aty ku kam qëndruar unë policia nuk është afruar asnjëherë.

Si ja keni dalë t’i shmangeni operacioneve policore?

Unë nuk rrija në fshat, por në male dhe qytete të mëdha. Policia nuk arriti të më indentifikojë. Nuk kam pas frikë nga dekonspirimi asnjëherë.

Nga mediat mësova se isha shpallur Eskobari i Ballkanit. Për 6 muaj kam qenë i lirë, pasi isha shkarkuar nga puna, por isha i lirshëm. Asnjë njeri nuk më tha se isha një person i kërkuar.

Kur vendose të largoheshit nga banesa?

Nga fillimi i dhjetorit të 2016-ës u bë një operacion në shtëpi, unë kisha lëvizur. Policia kishte vajtur në shtëpi, dhe në atë moment unë u fsheha.

8
Share: