Vajza e cila u masakrua nga i ati për shkak se dashuronte një afgan, i kishte shprehur më parë të dashurit të saj dëshirën për t’u varrosur në Shqipëri.
Mediat greke zbulojnë faktin se para se Axhelina Petro të vritej nga babai i saj, i kishte thënë të dashurit të saj afgan se “kur të vdes, dua të varrosem afër varrit të gjyshes sime në Berat. Dua të shkoj atje, në fshatin tim“.
Avokati i nënës së saj zbuloi për mediat greke se dëshira e vajzës së saj u bë realitet, kur trupi i të ndjerës u kthye nga Korfuzi në Shqipëri. Nëna e shoqëroi arkivolin e vajzës së saj 28-vjeçare për në Berat.
Gjithashtu ka folur për herë të parë edhe i dashuri i saj afgan. “Unë isha si burri i saj dhe i thashë që do të martoheshim një javë para se të ndodhte krimi. Për fat të keq nuk arritëm”, thotë Aliu 26-vjeçar, për marrëdhënien e tij me Anxhelina Petro.
Kjo solli edhe krimin, pasi i ati i saj nuk e pranonte këtë lidhje. Ai e groposi vajzën në oborrin e shtëpisë. Ndërsa pas arrestimit u detyrua të dëshmojë pas këmbënguljes së policisë dhe gabimeve të shumta që e kanë tradhtuar gjatë hetimit policor./real-news.tv/