Home I pakategorizuar Zv.ministri i ri që do zëvendësojë Cakajn në Ministrinë e Jashtme

Zv.ministri i ri që do zëvendësojë Cakajn në Ministrinë e Jashtme

Sokol Dedja është emëruar në postin e zv.ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, në vend të Gent Cakajt, i cili de facto do të bëjë detyrën e Ministrit të Jashtëm, pavarësisht se në këtë post është dekretuar vetë kryeministri Edi Rama.

Deri më tani Dedja ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Bashkimit Europian. Ai ka mbaruar studimet në Napoli dhe ka një diplomë në Histori Moderne, ndërsa ka edhe një Master në studimet Evropiane në Britaninë e Madhe. Dedja bëhet në këtë mënyrë Zv/Ministri i 4-ët i MEPJ ./Ri.De/opinion.al

Share: