Home KRYESORE Zv/ministri u vra nga orteku, prokurori: Ngjarja jashtë pistës së skive

Zv/ministri u vra nga orteku, prokurori: Ngjarja jashtë pistës së skive

Burim Qerkini, Prokuror në Komunën e Ferizaj, ka folur në mbëmje vonë për vdekjen nga orteku i dëborës të zv/ministrit të Diasporës, Arian Daci, ngjarje kjo e ndodhur në Brezovicë në mesditë.

Qerkini bëri më dije se janë kryer gjitha ekzaminimet në trupi i të ndjerit, por për shkak të terrenit të vështirë, ka qenë e pamundur për të shkuar deri në vendin e ngjarjes.

Për ti dhënë mundësi hetimeve, kjo është edhe arsyeja që qendra e skiimit në Brezovicë, do të qëndrojë e mbyllur për tri ditë.

Po kështu Prokurori Qerkini ka saktësuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë pistës së skive.

“Janë kryer gjitha ekzaminimet tek trupi, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike dhe tani gjendjes që jemi në mbrëmje, nuk kemi mundur te shkojmë në vendin e ngjarjes. Këto do të bëhen nesër nga një grup i hetuesve së bashku me forenzikën dhe kështu do të dihet realisht se çka ka ndodhur sot. Vdekja e të ndjerit ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe i njëjti pas ardhjes këtu të forenzikës nga ana e Policisë rajonalë të Ferizajt është nisur për në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë. Për shkak të këtyre hapave hetimor që duhet të ndërmerren, sot, nesër dhe pasnesër është mbyllur qendra e skijimit deri në një vendim tjetër. Rasti ka ndodhur jashtë pistës, në momentin kur janë lëshuar me skijim është lëshuar orteku dhe të ndjerin e ka zënë”, tha prokurori./opinion.al

Share: