Home KRYESORE 16 shkurti/ Lubonja: Unë jam me protestën; çuditem si ky popull duron...

16 shkurti/ Lubonja: Unë jam me protestën; çuditem si ky popull duron akoma!

Analisti Fatos Lubonja deklaron se e mbështet protestën e opozitës më 16 shkurt dhe beson se pjesëmarrja do të jetë e lartë për shkak se shumë njerëz janë goditur nga Qeveria e Edi Ramës.

Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja tha se ndihet i çuditur sesi shqiptarët po durojnë kaq shumë, ndërkohë që këtë nënshtrim po e shfrytëzon kryeministri Rama.

‘Unë kam parë që ka një përpjekje për t’i mobilizuar njerëzit, për të patur një masë të madhe njerëzish në shesh. Mendoj se do të ketë njerëz jo vetëm për shkak të këtij mobilizimi, por edhe sepse ka një shtresë njerëzish që janë goditur.

Unë çuditem sesi ku popull duron akoma. Ky popull ikën. Këtu abuzohet me nënshtrimin e madh të këtij populli. Jam me protestën padyshim. A do të jetë e dhunshme apo jo, nuk e di’, tha ai.

Sipas Lubonjës, ka dy mënyra se si mund të organizohet kjo protestë: ‘ose do të jetë si shumë të tjerat, ose do të jetë e vazhdueshme duke detyruar këtë kryeministër të ikë.’

Më tej, ai shtoi: ‘Kemi një arrogancë të paparë. Kemi një kryeministër që u thotë të gjithëve qen, opozitës dhe njerëzve. Nëse dhuna nuk vjen më 16 shkurt, do të vijë nesër, me këto mend që ka Edi Rama me shokë.’

Share: