Anti-depresantët përdoren gjerësisht për të ndihmuar në zbutjen e vuajtjeve.
Por mjekët kanë mendime të ndryshme lidhur me mënyrën se si trajtohen pacientët me simptoma më pak të rënda depresioni.
Shkalla e rëndësisë së sëmundjes është një faktor i rëndësishëm për të konsideruar mënyrën e trajtimit.
Edhe pacientët me shkallën mesatare të sëmundjes mund të përfitojnë nga barnat, por shumë të tjerë mund të kenë rezultate po aq të mira nëpërmjet ushtrimeve fizike dhe terapisë psikologjike, pra pa ilaçe.
Kohët e fundit studjuesit në Universitetin e Pensilvanisë bënë një testim në të cilin u përfshinë pacientë me forma të rënda, mesatare dhe të lehta të depresionit.
Disave iu dhanë barna, të tjerëve iu dhanë placebo.
Tek pacientët me formën më të lehtë të depresionit ilaçet nuk kishin efekt më të madh se placebo.
b.m. / dita