Home KRYESORE Aktivistja i pergjigjet fteses se ministres per pune: takohemi te Teatri…

Aktivistja i pergjigjet fteses se ministres per pune: takohemi te Teatri…

Takohemi në Sheshin e Teatrit Kombëtar Znj. Ministre

Duke qenë se përmes një mediumi njerëzor, më përcollët konsideratën Tuaj të lartë Znj. Ministre dhe më ftuat të isha Këshilltarja Juaj në Ministrinë e Kulturës, e quaj të dobishme që t’Ju ftoj në Sheshin e Teatrit Kombëtar, ku unë, gjendem çdo mbrëmje.

Mediumi njerëzor, nënvizoi faktin se ju i çmoni “ zërat kundër” dhe jeni e hapur për bashkëpunim kurdo dhe kudo.
Nëse përkushtimi Juaj ndaj kulturës dhe artit shqiptar është i përveçëm, atëherë Ju ftoj në Sheshin e Teatrit Kombëtar në orën 18:30 çdo mbrëmje.

Aty do të keni rastin të takoheni me artistë, të cilët , me punën e tyre e kanë identifikuar Shqipërinë në kontekst europian. Artistë, të cilët përfaqësojnë hartën kulturore të Shqipërisë në Europë.
Jam e bindur se një bisedë e gjatë me ta, do të kthjellonte vizionin dhe misionin Tuaj.

Post scriptum- Ju falenderoj paraprakisht për vëmendjen dhe vlerësimin. Nuk mund t’i përgjigjem pozitivisht ftesës Suaj, pasi unë besoj, se Këshilla më e mirë për Artin buron vetëm nga Sheshi i Teatrit Kombëtar.

Sinqerisht
Elona Caslli

Share: