Siç u vu re edhe nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë që u bën publike disa orë më parë, ish-polici Arben Bilali, në momentet e fundit para se të vritej, ishte në shoqërinë e një shtetasi që e shoqëronte me makinë.
Në dëshminë e dhënë për hetuesit, miku i tij A.Ç, tha Bilali kishte qenë me të në një servis për të rregulluar një defekt të makinës, dhe pasi janë kthyer ka ndodhur krimi.
Dëshmitarë të tjerë, që janë miq me viktimën, kanë treguar për lëvizjet e dyshimta të disa makinave dhe të motorri, sa herë që pasagjer kishin 50 vjeçarin.
Po sipas informacioneve të miqve të tij, Bilali kishte vetëm një muaj që kishte ardhur nga Italia ku jetonte si emigrant, pas plagosjes që iu bë në vitin 2010./opinion.al