Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Patosit.
Sipas policisë lokale, në sherr janë përfshirë disa persona, ku i plagosur ka mbetur shtetasi Eduard Haxhiaj (46), i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier
Pak orë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur kapjen e autorit.
Ai është shtetasi me inicialet A.M, 45 vjeç, edhe ky banues në Patos
Policia nuk ka ende një motiv mbi ngjarjen, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë./opinion.al