Home KRYESORE Familjarët në festë, hajdutët vjedhin shtëpinë dhe i vënë flakën

Familjarët në festë, hajdutët vjedhin shtëpinë dhe i vënë flakën

Një shtëpi ka rënë pre e vjedhjes harbute në fshatin Vagalat të Finiqit. Teksa familjarët kanë qenë në festë, hajudtët kanë hyrë brenda kanë marrë 3 milionë lekë (të vjetra) dhe më pas i kanë vënë flakën.

Banesa është në pronësi të shtetasit Stefan Caka, i cili ka bërë dhe denoncimin në polici.
Ndonëse banorët kanë njoftuar zjarrfikëset, banesa është djegur në katin e parë, ndërsa kati i dytë ka shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 24.00 kur në banesë nuk kishte asnjë familjarë pasi kishin shkuar në fshatin Karahaxh për të marre pjesë në festimet e prerjes së Pites. Autorët e kësaj ngjarje të rëndë ende nuk janë identifikuar nga policia. /Ri-De/opinion.al

Share: