Home KRYESORE FATMIR XHAFA DEL KUNDËR KRYEMINISTRIT PËR…?

FATMIR XHAFA DEL KUNDËR KRYEMINISTRIT PËR…?

Ish-ministri brendshëm dhe një prej juristëve më të mirë shqiptarë dhe më profesionisti në sallën e parlamentit, Fatmir Xhafa ka reaguar sot në mbledhjen e komisiont parlamentar të ligjeve ku ishte kërkuar nga PS dhe kryeministri ndryshimi i Rregullores së Kuvendit.

Nga Opozita është kundërshtuar ndryshimi i Rregullores pasi, sipas tyre, ajo bëhet që PS dhe kryeministri të forcojnë masat kundër kërkesave për arrestime të cilat mund të vijnë nga prokuroria apo SPAK-u (sapo të krijohet) për disa deputetë apo ish-ministra të cilët janë të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar.

Sot u zhvilliua mbledhja e komisionit të ligjeve, ku ka folur pas një farë kohe shkëputje njeriu më profesionist në grupin parlamentar të PS, Fatmir Xhafa. Ai ka kundërsntuar me fakte dhe argumenet se nuk duhet ndryshuar Rregullorja sipas interesave të ditës, sepse 8 herë u ndryshua kjo Rregullore e Parlamentit që nga viti 2005. Nuk është korrekte dhe normale ndryshimet e shpeshta të funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë, theksoi Xhafa. Rregullorja e Kuvendi mbetet si një “kushtetutë” e funksionimit të parlamentit.

Xhafa shtoi se “Nga 2005 deri me sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ky proces duhet të jete sa me i kujdesshme. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit. Deputet janë shndërruar në karton…

Për fjalën dhe për përfaqësimin e zgjedhjes së tyre dhe në ndikimin që kanë në procesin ligjvënës. Kjo është gjëja qe duhet te na shqetësoj në shumë. Është momenti për të parë se si mund te rikthehen disa ndryshme që rezultuan të dëmshme dhe që e shndërruam legjilativin në një zgjatim të ekzekutivit”.

Fatmir Xhafa është dhe një prej drejtuesve kryesorë të Reformës në Drejtësi, e cila nisi mirë, por më pas kur Xhafa u angazhua si ministër i brendshëm, ajo pothuaj u transformua në përzgjedhje sipas shijes së kryeministrit Rama. Njihen përplasjet e ish-ministrit Xhafa me kryeministrin Rama për arrestimet e njerëzve të PS të lidhur me grupet kriminale dhe ishte ky aksion i rëndësishëm kundër bandave kriminale të lidhura me politikën, që sollën shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga kryeministri, ndonëse u tha se ishte dorëheqje.

Fatmir Xhafa u “zgjua” sot në Kuvend dhe zgjimi i tij do të jetë katastrofal për kryeministrin Rama./sprint.al

Share: