Dje në Prishtinë është mbajtur një protestë kundër abuzimit të një vajze 16-vjeçare në komunën e Drenasit.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë qindra të rinj të cilët përmes pankartave në duar kanë shprehur mllefin e tyre me keqtrajtimin e bashkëmoshatares së tyre.
Kjo nxënëse nga Drenasi fillimisht dyshohet se ishte ngacmuar seksualisht nga një arsimtar i saj në shkollë dhe kur e kishte denoncuar rastin në polici në Drenas, një zyrtar policor i cili e kishte marrë përsipër hetimin e rastit, dyshohet se e kishte shantazhuar dhe keqpërdorur seksualisht.
Protestuesit në Prishtinë kanë kritikuar mosveprimin e institucioneve për t’i adresuar shqetësimet e viktimës.
b.m. / dita
Fotot nga Atdhe Mulla – kallxo.com