Home KRYESORE Gjendet makina e vrasësve të ish-policit, ku e kishin braktisur autorët

Gjendet makina e vrasësve të ish-policit, ku e kishin braktisur autorët

Pa u mbushur një javë nga ekzekutimi mafioz i ish-policit Arben Bilalit, policia bën me dije se ka gjetur makinën e atentatorëve

Sipas Policisë automjeti “Mercedes Benz CLS” u gjet i braktisur disa orë pas vrasjes në periferi të Tiranës, jo shumë larg zonës së Selitës ku ndodhi krimi. Por nuk dihet pse Policia e ka mbajtur të fshehur këtë fakt deri sot.

Dyshohet se autorët ta kenë braktisur makinën pasi kanë ndjerë presionin  e shtimit të patrullave të policisë.

Burime pranë Top-Channel, nga grupi hetimore thanë se, automjeti është dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, ku po i nënshtrohet një ekzaminimi të hollësishëm.

Nga ky ekzaminim priten të pëfitohen të dhëna të vlefshme për vrasësit, si gjurmë gishtash, qime floku, apo edhe mbetje të tjera që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Deri më tani e vetmja pistë ku po fokusohen hetimet është ajo e hakmarrjes, si edhe dyshohet që ekzekutorët të jenë vrasës me pagesë./opinion.al

Share: