Home KRYESORE Horoskopi, 04 shkurt 2019

Horoskopi, 04 shkurt 2019

Dashi

Parashikohet një ditë disi e vështirë dhe pengesat sot do të jenë nga më të ndryshmet për ju, prandaj duhet të reagoni me shumë vendosmëri. Edhe erosi nuk është në nivelin e kërkuar.

Demi

Pas një momenti jo edhe aq të mirë është Merkuri në shenjë ai që nuk do t’ju “lerë vetëm”, duke ju sjellë energji të reja. Nga ana tjetër Afërdita duket se ju mbush me shumë pasione.

Binjakët

Duhet të tregoni kujdes, sepse megjithëse Merkuri është plotësisht në anën tuaj, është Marsi në shenjë ai që mund t’jua komprometojë disi mbrëmjen. Kujdes edhe raportet në planin sentimental.

Gaforrja

Sot ylli juaj i mirë ka të ngjarë që të jetë Hëna, e cila së bashku me Afërditën dhe Marsin është në një orbitë shumë favorizuese gjatë ditës. Kujdes, sepse ndjenja e protagonizmit ju dëmton.

Luani

Të lindurit e kësaj shenje sot duhet të tregohen të matur, pasi Urani dhe Saturni në kontrast me njëri tjetrin mund t’ju bëjnë konfliktualë. Një raport i tendosur duhet përmirësuar me çdo kusht.

Virgjëresha

Duket se është një periudhë me shumë impenjime për ju, por, duke pasur edhe mbështetjen e Marsit, mundohuni të organizoheni më mirë, për të kaluar një mbrëmje për ta mbajtur mend.

Peshorja

Zakonisht mënyra më efikase për të ç’tensionuar situata është ironia, një armë e mirë e juaja, por me të cilën duhet të tregoheni të matur e të mos e teproni. Mbrëmje interesante në planin sentimental.

Akrepi

Pozicioni i ri i Merkurit në shenjë duket se e zbut ndjeshëm karakterin tuaj, prandaj pritet të jeni më të shtruar në debate, më të gatshëm për punë. Ditë intensive e gjithnjë në lëvizje.

Shigjetari

Kalimi i Hënës në shenje sot e në pjesën më të madhe të ditëve në vijim pritet të ketë më shumë aspekte pozitive për ju, sidomos gjatë pjesës së pare të ditës. Moment për t’u shfrytëzuar në planin afektiv

Bricjapi

Duket se pozicioni i yjeve në orbitë do të jetë i harmonishëm, gjë që është e rëndësishme sidomos në planin sentimental e aq më shumë gjatë mbrëmjes. Mirë shëndeti.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje sot duhet të tregojnë kujdes, pasi kontrasti e Hënës, Marsit e Merkurit do të bëjë që të jeni shumë të ndjeshëm e të reagoni të acaruar. Mbrëmja pritet të jetë e qetë.

Peshqit

Kuadri yjor sot duket disi i errët nga hyrja në shenjë e Marsit dhe Uranit, por mund të jetë vetëm diçka e përkohshme. Një udhëtim i shkurtër me miqtë do t’ju bënte vërtet shumë mirë.

Share: