Home KRYESORE Kush po i mbron hajdutet e TVSH-se! Nga Klodian Tomorri

Kush po i mbron hajdutet e TVSH-se! Nga Klodian Tomorri

Mashtrimi me faturat fiktive te TVSH-se eshte nje nga vjedhjet me te medha te parase publike. Tre jave me pare, nje hetim i nisur nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve zbuloi nje skeme gjigande rimbursimi fiktiv te TVSH-se permes te ciles buxhetit te shtetit i jane vjedhur 18 milione euro.

Keto jane taksa qe i kane paguar qytetaret, por ne vend qe te perfundonin ne arken publike jane devijuar ne llogari biznesesh private permes mashtrimit me faturat fiktive.

Por cfare ndodhi me pas? Menjehere pas zbulimit te skemes prokuroria e Tiranes arrestoi 13 persona, shumica derrmuese e te cileve ishin kamariere, lavazhiere ose njerez te papune.

Keta kane qene ndermjetesit e keqperdorur te skemes se mashtrimit, por jo perfituesit e saj. Perfituesit e parave qe u vodhen, pra ata qe kane ngritur ne kembe skemen, jane nje grusht biznesesh, ata te cilet kane blere faturat dhe permes tyre kane ulur jo vetem TVSH-ne qe duhet te paguanin ne shtet, por edhe tatimfitimin.

Behet fjale kryesisht per bizneset e ndertimit. Ato qe marrin pjesen me te madhe te tenderave publike dhe qe u perkasin atyre qe sot etiketohen si oligarke. Po. Ne skeme jane ndertuesit me te medhenj te rrugeve ne Shqiperi, boset e retailit dhe te gjithe ata qe marrin pjesen e luanit ne tendera publike.

Por pse keta duan fatura fiktive? Arsyeja eshte e thjeshte. Shumica e tenderave publike ne Shqiperi fitohen me cmime shume te larta, per shkak edhe te rryshfetit qe paguhet. Duke qene se kostot e projektit jane dukshem me te uleta se cmimi me te cilin fitohet tenderi, atehere bizneset ne letra dalin me fitim shume te larte dhe detyrim tvsh-je shume te larte. Per te ulur keto detyrime atyre u duhet te fryjne artificialisht kostot, ndaj marrin fatura fiktive.

Kjo eshte arsyeja se pse lista e bizneseve te perfshira ne skemen e mashtrimit nuk behet publike. Ajo skeme ekspozon dy krime te medha publike, evadimin e taksave dhe korrupsionin ne tendera. Per kete shkak po tentohet te mbyllet pa shume zhurme ne prokurori.

Kush eshte ai qe beson se 18 milione euro u vodhen nga 10 kamariere dhe 3 lavazhiere? Ajo qe po ndodh eshte kriminale. Jo vetem qe nuk eshte ndaluar asnje nga bizneset perfituese, por me keq akoma nuk ka nisur asnje procedure per rekuperimin e parave qe jane vjedhur. Dhe nuk jane 18 milione euro, por shume me teper. Llogaritet me qindra milione euro ne vit.

Ky eshte nje mekanizem qe funksionon prej vitesh permes te cilit vidhen taksat e qytetareve dhe mbulohet korrupsioni i tenderave publike. Dhe te gjithe kete e paskan bere kamarieret.

Share: