Home KRYESORE Me ne fund u marshua ne mbrojtje të se miturës nga Kavaja...

Me ne fund u marshua ne mbrojtje të se miturës nga Kavaja dhe viktimat e përdhunimeve.

Qytetarët dhe shoqëria civile kanë dalë sot të protestojnë për të miturën nga Kavaja dhe të gjithë viktimat e abuzimeve seksuale.  Mbledhja u bë në Ministrinë e Arsimit dhe nga aty, qytetarët marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë. Mësohet se nuk do të ketë prononcime për mediat, vetëm protestë paqësore.

Qytetarët kanë shpërndarë mesazhe ndërgjegjësuese nëpërmjet pankartave. Ata shkruajnë se shkaku i përdhunimeve janë përdhunuesit, jo ndikimi nga media, rrjetet sociale, veshja apo flirti.

Ky marshim mori shkak nga rasti skandaloz i përdhunimit të një vajze 13 vjeçare nga Kavaja. Ajo u shantazhua dhe u abuzua nga një grup prej 8 djemsh, të cilët tashmë kanë rrëfyer për krimin. Pak ditë më vonë u bë publik edhe rasti i një vajze nga Drenasi në Kosovë. Ajo ishte abuzuar nga mësuesi i saj dhe nga hetuesi i policisë tek i cili shkoi të denoncojë rastin/E.L/opinion.al

Share: