Home I pakategorizuar Mendimi i perdhunimit…Virgjerim-zhvirgjerim…

Mendimi i perdhunimit…Virgjerim-zhvirgjerim…

Nga Erges Eskiu*

Ne ate klase ishin te gjithe 31 nxenes. 16 vajza dhe 15 djem. Ishin fillimisht te gjithe femije, te “padjallezuar” te mendonin per eros. Nuk ishin prekur ende nga mendimet e mirefilli erotike.

Shkonin çdo dite ne shkolle, kush me mendimin per te mesuar, kush me mendimin se shkolla eshte kokeçarje e kush me mendimin per te takur shoket e shoqet, per te luajtur, per t’u argetuar!
Sigurisht, ata kishin pelqime per njeri-tjetrin, kishin simpati per dike a per nje tjeter te cilat jane normale e te shendetshme ne mendimin tim, por kjo ngelej vetem ne kontekstin e pelqimit apo perfytyrimit te burrit a nuses se ardhshme.

Pra, une dua qe te martohem me kete kur te rritem, une dua te kem ate per nuse apo burre kur te rritem edhe pse pa e njohur mire lidhjen midis dy njerezve te rritur me seks te kundert! Duke u rritur ne 11,12,13 vjeç djemte filluan te kuptonin, se edhe vajzat e klases po rriteshin, permasat e tyre trupore po ndryshonin dhe perfytyrimet e imagjinata po fillonte te funksiononte ne nje dimesion tjeter.

-Kishin nje shoqe disleksike ne klase.

Realisht ajo ishte nje vit me e madhe se grupi, por e ngelen ne klasen e 4-t me pretendimin se ajo ishte injorante dhe nuk mesonte asnje gje dhe vajza shkoi perseriti klasen me nje grup me te vogel?! Fatkeqesi e madhe per ate vajze e cila vinte, per me teper, nga nje familje me status te ulet social-ekonomik dhe paragjykimi, qe krijuan te gjithe nxenesit ndaj saj dhe stafi pedagogjik i shkolles, beri, qe ajo te humbiste çdo shprese se mund te mesonte te lexonte emrin e saj!

Kjo vajza, te cilen e etiketonin si budallaçke, njohu nje djale i cili ishte 3-vjet me i madhe. Ata shikonin se mes tyre kishte kontakt edhe ne korridoret e shkolles. U perhapen fjale se vazja e klases 7-te, kishte filluar te kryente marredhenie seksuale ne ambjentet e shkolles, ne katin e trete.

Mendimi i djemve tani per shoqen e tyre ndryshoi nga budallaçke ne nje vajze seksi me te cilen secili prej djemve mund te kishte nje eksperience seksuale, sepse tashme ajo kishte pare nje organ gjenital mashkulli, ajo e kishte futur brenda vetes dhe ne nje menyre a nje tjeter ajo mendonte padiskutim per seksin prandaj me kete vajze djemte e kishin me te arritshem objektivin e tyre te zhvirgjerimit, qe mjedisi te fillonte t’i shikonte ata ndryshe, t’i shikonte ata te zhvirgjeruar e te burreruar.

Pra, secili prej tyre me ne fund te ndihej burre, secili prej tyre te mund te kalonte stadin i virgjer ne te zhvirgjeruar. Pra, kaq shume fliste dhe vazhdon te flas mjedisi per virgjerim-zhvirgjerim sa ka haruar t’i tregoj apo mesoj femijes çfare eshte ne thelb dashuria.

Mjedisi ushtron aq shume presion ne menyre aktive dhe pasive mbi femijen per seksin sa e ben femijen te mendoj rreth seksit dhe te ndihet nje djale qullac kur nuk ka humbur virgjerine dhe vajzen te ç’nderuar kur e ka humbur ate. Nderkohe, qe edhe kjo e fundit perben nje nonsens logjik sepse djali nese do e humb virgjerine, do e humb me nje vajze, nese e kerkon per krenari te djali, pse e shikon turp per vajzen??!

Mirepo, per t’u largur nga ky anormalitet, qe vajza e djali te frekuentojne njeri-tjetrin, vetem, para moshes 17-vjeç, femijes i duhet folur per dashurine dhe jo per seksin. Nje djale dhe nje vajze lidhen mes tyre sepse duhen, sepse kane dashuri dhe respekt per njeri-tjetrin. Sepse e konsiderojne tjetrin te barabarte dhe si person me te cilin mund te bashkeveprosh, por jo ta shfrytezosh, mund te bashkejetosh, por jo ta shohesh si objekt seksual.

Mami dhe babi duheshin shume me njeri-tjetrin dhe ti je fryt i dashurise se tyre, jo i seksit mes tyre!

Por, te kthehemi tek djemte tane. Shumices prej djemve i shkoi ne koke mendimi te kryente marredhenie seksuale me shoqen e klases e cila kishte filluar te dukej seksi ne syte e djemve!

Shumices se djemve i shkoi ne koke te kryente edhe marredhenie ne grup me vajzen per t’u ndier i barabarte me te rriturit e zhvirgjeruar ose madheshtor para tyre a te jashtezakonshem. Pra, instikti kafsheror kishte hyre ne mendjen e djemve. Gjithashtu ky kompleks i te mos arritjes se zhvirgjerimit i sfroconte djemte per te arritur ate, qe te disa ishte kthyer ne qellim ne vetvete dhe te shkompleksoheshin.

Per fat te mire, kjo nuk ndodhi, djemte nuk kryen marredhenie seksuale me vajzen dhe as tentuan ta perdhunonin ate. Per fat te mire kjo nuk ndodhi dhe askush prej tyre nuk vuajti nga kompleksi i moszhvirgjerimit sa me heret, per te qene te barabarte me te zhvirgjeruarit a me te shkathet se ta.

Per fat te mire kjo nuk ndodhi sepse djemte nuk guxonin te benin kunder deshires se saj, nuk guxonin sigurisht edhe sepse i trembeshin policit.

Ama, mendimet i kishin, ndaj mos fillojme te edukou çudisni si ndodhi sot. Mendimet i kishin, kane qene para tyre e di vahzdojne te jene nese nuk fillojme t’i edukojme brezat! Mendimet i kishin sepse nje shoqeri e paarsimuar e cila e konsideron tabu seksin dhe flet nen ze apo shperthen ne perversitet ne rastin me te pare qe i jepet, ka shume frustrim, eshte fatkeqe dhe drama te tilla do i ndodhin shpesh.

Une sot e kuptoj pse jemi shoqeri e tille, pse pas çdo skandali te permasave te jashtezakonshme, ne fillojme e harrojme çka ndodhur sepse nuk funksionon as edukimi e as ligji.

Se sot kur pushtetari dhunon dhe e trajton femren si objekt, kur pushtetarja relativizon perdhunimin dhe amniston perdhunuesit, padiskutim ky i fundit do guxoje ta beje serish!

-Ne mbyllje dua te theksoj se, familja, shkolla, shoqeria dhe politika duhet te kuptoje dhe filloje t’i flas femijes per dashurine, e jo per seksin.

Ti flas femijes, te trajtoje tjetrin me respekt e dinjitet, te sillet me tjetrin siç do te donte ai, qe tjetri te sillej me te!
Ti flas femijes se e drejta jote mbaron ku e fillon e tjetrit dhe nese e kalon kete atehere do te mbash pergjegjesi!

Erges Eskiu, pedagog ne UMT

Problemet mund te fillojme t’i reduktojme duke edukuar femijet dhe duke stimuluar zbatimin e ligjit, ndryshe do bejme llogje kot e pas 3-diteve do jete harruar gjithçka!

Share: