Ne që vendit tonë për botën dham
U bëmë prap për të “thirrur në pranë vatrës botën të na zgjidhë hallin”, duke vëretuar se ende nuk jemi ZOT të vendit, por bëjmë “HAMALLIN”.
Por, çfarë jemi O ZOT?!
Do të desha të perifrazoj vetëm të madhin Indro Montaneli në libnrin e tij (për mendimin tim monumental për ne shqiptarët) “Një dhe njëmijë”.
Ja si e kemi shkruar historinë!
Faqe 20
Të këqijat, këtij populli plot plagë, i kanë ardhur të gjitha nga kjo përçarje jo vetëm krahinore, por dhe shoqërore, psikologjike.
Shumë e rrezikshme edhe sot.
Dhe më e vështirë nga ç’pandehet për t’u luftuar, më e vështirë se moçali dhe se malaria: me pasuri të ndara keq, me ca çifligarë bjerraditë shaluar mbi kurrizin e duruar (por deri kur?) të një vegjëlie të dërrmuar, pa një klasë të mesme që t’i zbusë përplasjet mes të parëve dhe të dytëve.
Brenda Mbretërisë, kundërvenie krahinash, brenda krahinës kundërvenie fis me fis, brenda fisit dhe brenda qytetit, kundërvenie familje me familje.
Duke u vërtitur nëpër Shqipëri, kudo që ndodhesha, kjo “ndarje” më ka bërë gjithnjë përshtypje njëlloj.
Shenja e qëndrueshme e Shqipërisë është dallimi.
Faqe 58
Sot këta arumunë jetojnë të shpërndarë, por kjo është vetëm një shpërndarje gjeografike dhe e jashtme.
Në fakt, ata mbeten kompaktë dhe të lidhur thellësisht me gjuhën dhe zakonet e tyre.
Nga të gjithë, ata pak që jetojnë në Shqipëri kanë qenë më fatlumët: në fakt, ata kanë katër shkolla dhe shtatë kisha të veçanta.
Kështu që nuk është e pamundur që, me kalimin e kohës dhe me përmirësimin e kushteve bujqësore të Shqipërisë, drejt tyre të fillojnë pak nga pak të konvergojnë emigrantë arumunë nga Epiri, nga Maqedonia, nga Jugosllavia.
Sepse në të gjithë Ballkanin, shqiptarët janë, pa asnjë dyshim, më të afërtit me këtë botë latine dhe më humanët.
P.S.
Zoti Rama është i ashtuquajtuar arumun ashtu sikundër Presidenti Alfred Moisiu
Faqe 101
Ashtu siç ndodh në të gjitha vendet politkisht të vështira, edhe në Shqipëri qeverisja i konsumon politikanët duke ua bjerrë popullaritetin.
Zogu shpresonte të bëhej gjithnjë më i madh, falë disi lojës së tij shumë dinake, por mbi të gjitha, falë shkërmoqjes së personaliteteve të tjera.
Faqe 108
Për të kaluar në shifra, siç do të tregojmë pak më tutje, është Italia ajo që jep e merr me tregjet shqiptare, është Italia vendi më i interesuar për integritetin territorial të një Shqipërie të fortë dhe paqësore.
E ky interesi i saj nuk është aspak rastësor, por përkundrazi, historik, i diktuar nga kushte gjeografike kategorike e përfundimtare.
Fakti që tregtia dhe kultura janë të orientuara për nga Italia dhe Adriatiku, pra për nga perëndimi, nuk është i sajuar: rrugët e natyrshme të komunikimit të Shqipërisë me botën e jashtme, nyja kërthizore e saj është ai rripi ujor që e ndan nga Gadishulli ynë.
Faqe 123
Aspektin politko – juridik mund ta shprehim në shifra: në Shqipëri, sipas përllogaritjesh të besueshme e që përputhen, toka bujqësore, e mbjellë apo e mbjellshme, zë një sipërfaqe prej 300 000 ha; prej kësaj, prona e madhe, e ndarë midis 165 familjesh pronare, zinte rreth 213 000 ha; pjesa tjetër ndahet prej masës së gjërë të fshatarëve.
Mjaft e qartë, apo jo?
Sa pak kemi mësuar nga përvoja botërore perëndimore!
Sa pak e kemi dëgjuar fjalën e mençur të botës perëndimore!
U kërkojmë ndihmë për zgjidhje dhe nuk i dëgjojmë!
Po tani për këtë krizë çfarë do të bëjmë?!
JO MË BOTA!
POR, NE!!!
I pushtetshmi e fton atë poshtë nëse mendon se një ditë do të jetë edhe poshtë tij sikundër ka qenë për të plotësuar një porosi biblike:
“Mos ushtro pushtet më shumë se sa duhet, nëse nuk do që të të ushtrojnë më shumë pushtet mbi ty!”.
Në shekullin e 21 jemi, ndoshta, ne shqiptarët që duhet t’i bëjmë thirrje vetvetes për ta gjetur zgjidhjen nga vetvetja jonë kombëtare.
NJË SHPIRT I MADH!
NJË SHPIRT I PASUR!
FAL!
PA PRISHUR TË DY ANËT E NJË URE KU KALOJNË INTERESAT E KOMBIT TONË!
Kështu i kuptoj unë mesazhet e ndërkombëtarëve miq.
Kasem Seferi