Në fakultetin e Shkencave Sociale studentë dhe pedagogë vijojnë grevën dhe bojkotin total të mësimit, deri në një reflektim të dytë nga ana e qeverisë Rama.
Duke folur për gazetarin e Fax News Sokol Dema, pedagogu Arlind Qorri u shpreh se që të ketë një reagim të qeverisë Rama nevojitet që greva të shtrihet dhe në Fakultete të tjera të Universitetit të Tiranës.
‘’Ministria nuk ka dënjuar që të na japë një përgjigje, ne jemi në grevë derisa qeveria ti bindet kërkesës së universitarëve për abrogimin e ligjit të arsimit të lartë, si dhe plotësimit të të gjitha kërkesave ekonomike dhe legjitime të studentëve”, u shpreh Qorri.
Pedagogu shtoi më tej se janë të gjitha mundësitë që viti akademik të rikuperohet, dhe se qeveria po kërcënon studentët që ti japin fund bojkotit.
Tashmë në Fakultetin e Shkencave Sociale ka nisur një takim me studentët dhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj të rinjve.
(E.K/FAXWEB.AL)