Home KRYESORE Reuters: Greqia zgjeron ujërat me 12 milje në detin Jon

Reuters: Greqia zgjeron ujërat me 12 milje në detin Jon

Greqia ka shumë gjasë që të deklarojë së shpejti shtrirjen e ujërave territoriale me 12 milje, në detin Jon.

Lajmi, është publikuar nga agjencia Reuters.

Sipas saj janë bërë lëvizje në drejtim të shtrirjes së ujërave territorialë në detin Jon, me 12 milje nga 6 që janë sot.

Sipas Reuters, konsiderohet se një gjë e tillë do të mund të zbuste reagimet që u shënuan për shkak të Marrëveshjes së Prespës dhe të lejojë krijimin e zonave ekskluzive ekonomike përreth Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë.

Por do të mundte gjithashtu të ndezë tensione me Turqinë.

Agjencia prestigjioze e ka përfshirë këtë çështje në analizën me titull “Si kryeministri grek shpreson të zgjidhë enigmën e zgjedhjes së tij”.

“Kryeministri Aleksis Tsipras po implementon gjashtë muajt e fundit strategjinë për rizgjedhjen e tij, duke e drejtuar Greqinë nga një shpëtim i turpshëm dhe zgjidhjen e një konflikti shumëvjeçar me Maqedoninë”.

Por sipas Reuters, kjo është e një strategji e cila nuk po jep fryte, përderisa, më pak se tetë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, partia e tij SYRIZA është shumë mbrapa në sondazhe.

o.j/dita

Share: