Është shoqëruar me tensione seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë.
Pasi deputeti demokrat Edi Paloka hodhi bojë të zezë në fytyrën e kryeministrit Edi Rama, kreu i Kuvendit kërkoi me insistim që Paloka të dilte nga seanca. Në të kundërt, do të kërkonte që të mblidhet Byroja e Kuvendit për përjashtimin e tij.
Paloka ka refuzuar të dalë nga salla, ndërkohë që shërbimi i Gardës në parlament i ka dalë përpara për të mos lejuar një sulm të dytë mbi kryeministrin.
“Edi Paloka dil jashtë, përjashtohesh. Dil përjashta”- tha Ruci dhe me pas eshtë ndërprerë seanca.Video Player00:0000:16